Bota

Rritet sërish bilanci në Britaninë e Madhe, vdesin 813 pacientë në 24 orët e fundit nga Covid-19

14 Prill 2020, 13:20 Nga DOSJA
Rritet sërish bilanci në Britaninë e Madhe, vdesin 813

BRITANI E MADHE- Ditën e sotme autoritetet vendase në Britaninë e Madhe kanë raportuar se kanë humbur jetën të paktën 813 pacientë me koronavirus, brenda 24 orëve të fundit,  duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 12.142 në Britaninë e Madhe.

Kjo është shifra ditore e raportuar nga mediat e huaja, ku në të gjithë territorin kanë humbur jetën 744 njerëz në Angli,  Skocia raportoi 40 vdekje, ndërsa 19 u regjistruan në Uells dhe 10 në Irlandën Veriore.

Por krahasuar me ditën e djeshme sot shifra ditore e viktimave është rritur ndjeshëm. Ndërkohë Qeveria britanike ka thënë se vijon që vendi të mbetet në kushtet e izolimit derisa gjendja të qetësohet dhe mos ketë më shumë raste të reja të koronavirusit.

Burimi: Metro 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll