Bota

Infermierja braktis profesionin për të mos rrezikuar jetën e të atit nga Covid-19: Kam qarë dy orë, duhej të ndihmoja nje

14 Prill 2020, 12:54 Nga DOSJA
Infermierja braktis profesionin për të mos rrezikuar jetën e

SHBA– Një infermiere me pseudonimin Maria ka dalë nga spitali në lot, pasi është detyruar të japë dorëheqje, për të mbrojtur babain e saj. Ajo kishte frikë se mungesa e pajisjeve mbrojtëse vinte babanë e saj në rrezik për të marrë koronavirusin.

Duke folur në mënyrë anonime, Maria shpjegoi se asaj iu tha se duhej të përdorte një maskë për të gjitha turnet. Infermierja kujdesej për babanë e saj në shtëpi dhe ai është “shumë, shumë delikat”. Në këtë mënyrë Maria, nuk mund të rrezikonte jetën e të atit.

“Tani unë e di se ato maska ​​zgjasin vetëm për katër orë, unë e dija se nuk kisha punuar në të vërtetë me ndonjë rast të infektuar me koronavirus akoma. Më duhej të kujtoja se unë kujdesem edhe për babanë tim, dhe babai im është një nga njerëzit shumë, shumë delikat që mund të infektohet kollaj dhe thjesht nuk u ndjeva rehat duke vazhduar turnin duke e ditur çfarë masash mbrojtëse më ofrua. Kam qarë për rreth dy orë në makinën time, ndjeva se vendimi ishte kundër gjithçkaje në të cilën besoj. Kur hyra në këtë fushë duhej të ndihmoja njerëzit dhe të jepja më të mirën. Fakti që më është dashur të largohem, shkon kundër gjithçkaje që kaloj, por e dija se duhej ta bëja sepse nuk dua të jem përgjegjësr për infektimin e babait tim”,- u shpreh infermierja që u largua nga profesioni i saj për shkak të babait.

Burimi: The Sun

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 infermierja heq dore nga profesioni koronavirusi pandemia e koronavirusit covid-19 infermierja heq dore nga profesioni koronavirusi pandemia e koronavirusit

Sondazh

Poll