Bota

Protestuan dy vite kundër elektrosmogut, komuniteti i Napolit fiton betejën, ç’montohen antenat 5G në Fuorigrotta

14 Prill 2020, 13:10 Nga DOSJA
Protestuan dy vite kundër elektrosmogut, komuniteti i Napolit fiton

 ITALI- “Hiqni antenat 5G  në Mostra d’Oltremare.” – kjo thirrje e fortë e qytetarëve italianë në Napoli mesa duket është dëgjuar.

Por jo shumë shpejt, sepse sipas mediave vendase mësohet se  qytetarët italianë të këtij rajoni kanë protestuar masivisht prej disa muajsh pasi ato ishin të shqetësuar për afërsinë e antenave të reja 5G me shtëpitë e tyre.

Pas shumë kërkesave të bëra nga disa shoqata të qytetarëve antenat 5G u ç’montuan në Fuorigrotta të Italisë.

Mësohet se ç’montimi i antenave është bërë gjatë muajit mars, kohë në të cilën vendi po përjetonte krizën më të rëndë nga koronavirusi, i cili ka shpërthyer së pari në Kinë e tashmë në më shumë se 200 shtete.

Ky është një rast që ka të bëjë me rrezikun e elektosmogut  për komunitetin e Napolit, prandaj  edhe për për vetë banorët  ka qenë një betejë e fortë që arritën ta fitonin.

Ndërkohë  Marco Gaudini, kryetar i Komisionit të Mjedisit në Napoli ka thënë: Komuna e Napolit duhet urgjentisht të pajiset me një plan master për instalimin e sistemeve 5G, një hartë që nuk ekziston aktualisht, e cila do të lejojë monitorimin e zhvillimit të kësaj teknologjie në funksion të rritjes së numrit të instalimeve në muajt e ardhshëm .

Mediat vendase shkruajnë se protestat e komiteteve kanë filluar që prej vitit 2018, me kërkesat e para për një sqarim nga Komuna e Napolit, e cila nga ana e saj ka nisur një hetim të thelluar në lidhje me këtë problem.

Burimi: Napoli.fanpage

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota çmonitimi i antenave 5g fuorigrotta itali napoli çmonitimi i antenave 5g fuorigrotta itali napoli

Sondazh

Poll