Bota

Mbi 1000 viktima nga Covid-19 dhe mbi 11 mijë të infektuar, Suedia i vetmi vend që “nuk pyet” për virusin vdekjeprurës

14 Prill 2020, 14:22 Nga DOSJA
Mbi 1000 viktima nga Covid-19 dhe mbi 11 mijë të infektuar, Suedia i

SUEDI– Suedia është i vetmi vend që po shkon kundër rrymës. Kur e gjithë bota po lufton kundër koronavirusit Suedia ende nuk po zbaton rregullat e forta të mbrojtjes nga Covid-19, askush nuk është izoluar në shtëpi, por njerëzit vijojnë jetën normalisht sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Ndërkohë sot totali i përgjthëm i viktimave të koronavirusit që prej fillimit të shpërthimit të virusit ka shkuar në 1033, ndërsa janë rregjistruar të paktën 11,445 pacientë të infektuar nga koronavirusi.

Ndërkohë në vend janë mbyllur vetëm shkollat e mesme dhe universitetet dhe ka ndaluar grupimi i njerëzve në më shumë se 50 persona.

“Në Suedi ka një sistem ku ministritë janë mjaft të vogla, por ka shumë agjenci të specializuara që japin rekomandime për publikun e gjerë dhe i sugjerojnë qeverisë se çfarë masash duhet të vendosë. Ata dhanë rekomandime shumë të qarta se si të sillemi.”- ka deklaruar Ministri suedez për Çështjet Europiane, Hans Dahlgren.

Rreth 2 milionë njerëz në botë janë prekur nga COVID-19. Në të gjithë botën kanë humbur jetën 119,718 persona dhe 452,178 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19 Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. Në Amerikë deri më tani janë shënuar 23,644 viktima dhe 587,155 persona janë prekur nga virusi. Virusi është përhapur gjerësisht edhe në Europë. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 20,465. Në këtë shtet janë aktualisht të infektuar 159,516 persona. COVID-19 po bën ‘kërdinë’ edhe në Spanjë, pasi aty kanë humbur jetën 17,756 persona dhe janë të infektuar 136,779 të tjerë.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hans dahlgren koronavirusi ne suedi stockholm hans dahlgren koronavirusi ne suedi stockholm

Sondazh

Poll