Bota

Pamjet e trishta nga SHBA, viktimat e Covid-19 grumbullohen në një dhomë të lirë të spitalit në Detroit, morgu s’ka më

14 Prill 2020, 12:40 Nga DOSJA
Pamjet e trishta nga SHBA, viktimat e Covid-19 grumbullohen në një

SHBA– Amerika është deri  më tani vendi i goditur më shumë nga koronavirusi, ku numri i viktimave dhe të të infektuarëve rritet çdo ditë e më tepër. Në disa fotografi të shpërndara midis stafit të dhomave të urgjencës në Spitalin Sinai-Grace në Detroit shihen se trupat e pajetë të pacientëve që kanë vdekur nga virusi ruhen në dhomat e lira të spitaleve  dhe grumbullohen mbi njëra-tjetrën.

Në fotot që ka publikuar edhe CNN shihen këto pamjet të tmerrshme, ndërsa më tej CNN shkruan se punonjësit që u kanë dërguar fotot nga brenda spitalit  konfirmojnë se fotot janë një pasqyrim i saktë i skenës që po ndodh në spital gjatë javëve të prillit.

Punëtorët e ER folën për CNN në kushtet e anonimitetit, ku thonë se të paktën një dhomë, e cila zakonisht përdorej për studime të veçanta,  ishte përdorur për të ruajtur trupat e pajetë sepse stafi i morgut nuk punonte natën, dhe morgu ishte plot.

Në foto trupat e pajetë shihen që janë  vendosur në një shtrat, krah për krah, dhe një trup tjetër është vendosur në një karrige pranë shtratit. Më tej ata shtojnë se ky veprim u bë pasi ende në spital nuk kishte mbërritur pajisja ftohëse ku mund të futem trupat e pajetë.

Kur  CNN vizitoi nga afër spitalin, u pa që 5 njësi ruajtëse frigoriferike ishin në parking. Dy punonjës të tjerë të ER konfirmojnë për CNN se ata personalisht kanë parë që viktima të vendosen njëra mbi tjetrën, për shkak të nurmit të lartë të viktimave.

Kujtojmë që Amerika është vendi më i goditur deri më tani nga koronavirusi me mbi 587 mijë të infektuar dhe më shumë se  23 mijë të vdekur.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota detroit koronavirusi ne shba detroit koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll