Bota

“Dolli në distancë” Koronavirusi nuk i ndalon italianët të trokasin gotat për Pashkët, festë nga ballkoni (VD)

14 Prill 2020, 12:09 Nga DOSJA
“Dolli në distancë” Koronavirusi nuk i ndalon

ITALI– Qytetarët italianë janë izoluar prej më shumë se një muaji si shkak i shpërthimit të koronavirusit, e për këtë arsye jeta e tyre në karantinë është bërë shumë e vështirë.

Daljet nga shtëpitë bëhet vetëm me leje dhe duke marrë një autorizim, ndërsa vijojnë ende masat e rrepta në vend ku nuk lejohen që njerëzit të mblidhen në grupe të mëdha.

Italianët edhe Pashkët i kanë festuar brenda shtëpive të tyre, jo siç ata e kanë traditë të festojnë këtë datë të shënuar.

Ndërkohë përmes një video të bërë virale në rrjetet sociale shihet se virusi nuk i ka ndaluar italianët të ngrenë dolli e të festojnë edhe në distancë. Në këtë video shihet sesi qytetarët në Brindisi të Italisë kanë dalë në ballkonet e shtëpive dhe kanë bërë dolli me komshijtë e tyre, duke i afruar gotat me pije përmes disa shkopinjeve të gjatë.

Deri më tani Italia ka shënuar  20,465 viktima nga koronavirusi, dhe janë infektuar 159,516 persona të tjerë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota brindisi koronavirusi ne itali brindisi koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll