Aktualitet

12 Prill 2020, 12:16 Nga DOSJA

TIRANË- Besimtarët e Krishterë kanë festuar një ditë më parë Pashkët katolike, mes pandemisë së Covid-19. Si asnjëherë më parë, Katedralja e Shën Palit në Tiranë, ishte e boshatisur nga besimtarët, që me zemër ishin të ulur në sallën gjigante.

Ceremonitë i drejtoi Imzot George Frendo, i cili tha se këtë Pashkë po i drejtohej besimtarëve përmes internetit dhe televizionit. Në fotot e publikuara nga LSA, shihen se tek tuk, ndonjë besimta ka gjetur mundësinë të jetë në vendin e shenjtë, në këtë rast feste.

“Sot nuk flitet përveç se për virusin vdekjeprurës dhe vdekjet. Mesazhi i Pashkëve nuk mund të na transformojë në profetë të mjerimit. Sot Jezusi tërheq vëmendjen tonë drejt gjërave të bukura që na rrethojnë dhe drejt një të ardhmeje më të mirë. Ngjallja e Krishtit na frymëzon atë shpresë për të cilën ne, si individë dhe si popull, kemi aq shumë nevojë sot. Shpresa lind kurajë. Mos të shkurajohemi kur dëgjojmë për numrin e madh të të prekurve nga virusi. Shqipëria ka përjetuar situata shumë të vështira, më të vështira sesa situata e tanishme,”- tha Imzot Frendo ndër të tjera.

(F.M/ DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet imzot george frendo katedralja e shën palit pashket katolike imzot george frendo katedralja e shën palit pashket katolike

Sondazh

Poll