Aktualitet

“Rama ik”/ Qytetarët në Elbasan refuzojnë të dëgjojnë koncertin muzikor të bashkisë, thirrje kundër qeverisë

12 Prill 2020, 10:35 Nga DOSJA
“Rama ik”/ Qytetarët në Elbasan refuzojnë të

Elbasan- Shqiptarët janë ende të izoluar në banesat e tyre, pasi pandemia e COVID-19 nuk ka përfunduar. Një ditë më parë në lagjen “5 maji” në Elbasan, teksa po zhvillohej një koncert, janë dëgjuar thirrje kundër kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

“Rama ik”, ishin thirrjet e qytetarëve, të cilët refuzuan edhe koncertin e organizuar nga Bashkia Elbasan.

Në Shqipëri vijon lufta me COVDI-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se numri i të infektuarve ka shkuar në 446 dhe deri më tani janë 24 viktima. Ndërkohë betejën me COVID-19 e kanë fituar 217 persona. Harta e të prekurve është zgjeruar në Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e marra për COVID-19.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll