Aktualitet

Shkodra “vatër e nxehtë” infeksioni, 5 rastet e reja të afërm të pacientëve që u diagnostikuan dje

12 Prill 2020, 10:09 Nga DOSJA
Shkodra “vatër e nxehtë” infeksioni, 5 rastet e reja

Shkodër- Detaje të reja kanë dalë nga 5 personat e fundit të infektuar me COVID-19 në qytetin e Shkodrës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 5 personat janë të afërm të 3 personave që u diganostikun një ditë më parë me COVID-19.  Të njëjtat burime bëjnë me dije se dy raste të reja janë në Shirokë, familjarë të të infektuares në këtë lagje, 2 raste nga familja e punonjëses së fasonerisë, e cila banon në lagjen Perash si dhe 1 rast tjerër është i afërm i të diagnostikuarës së djeshme në lagjen “3 Herojtë”.

 

 

Në Shqipëri vijon lufta me COVDI-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se numri i të infektuarve ka shkuar në 446 dhe deri më tani janë 24 viktima. Ndërkohë betejën me COVID-19 e kanë fituar 217 persona. Harta e të prekurve është zgjeruar në Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e marra për COVID-19.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll