Aktualitet

“Fjala e fundit nuk do t’i mbetet as errësirës dhe as vdekjes”/ Ogerta Manastirliu publikon foton prekëse, pacienti tek

12 Prill 2020, 10:54 Nga DOSJA
“Fjala e fundit nuk do t’i mbetet as errësirës dhe as

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar ditën e sotme një foto, ku shfaqet një pacient me COVID-19,  i cili në këtë ditë Pashke, mban në duar një ikonë të Krishtit. Manastirliu tregon se pacienti ndodhet në spital spitalin, Covid-2, “Shefet Ndroqi” dhe thekson se luftën me COVID-19 do ta fitojmë.

Reagimi: 

Siç thotë Papa Françesku: “Fjala e fundit nuk do t’i mbetet as errësirës dhe as vdekjes”. Në këtë ditë simbol të triumfit të jetës mbi vdekjen, mendimet tona shkojnë për ata që sakrifikojnë e sakrifikohen në spitalet tona, në këto ditë të vështira në përballjen me #Covid19?? Ky gjest domethënës në spitalin #Covid2 “Shefqet Ndroqi” na jep shpresë dhe forcë, se do t’ja dalim #bashkë që jeta të triumfojë kudo dhe kurdoherë??

Në Shqipëri vijon lufta me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se numri i të infektuarve ka shkuar në 446 dhe deri më tani janë 24 viktima. Ndërkohë betejën me COVID-19 e kanë fituar 217 persona. Harta e të prekurve është zgjeruar në Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e marra për COVID-19.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastitliu viktimat e covid ne shqiperi ogerta manastitliu viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll