Aktualitet

U plagos pasi s’iu bind policit, lihet në burg Orges Bilbili, anëtar i bandës së Lushnjës

12 Prill 2020, 09:09 Nga DOSJA
U plagos pasi s’iu bind policit, lihet në burg Orges Bilbili,

Tiranë- Gjykata e Krimeve të rënda ka lënë në burg Orgest Bilbilin, i cili dy më parë u plagos në zonën e Xhamllikut në Tiranë, pasi nuk iu bind urdhrit të efektivit të Policisë. Masa e sigurisë i është komunikuar në ambientet e Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi në këtë spital i  riu po merr mjekim. Mbi të akuzuarin rëndojnë veprat penale “armëmbajtje pa leje” dhe “vrasje e mbetur në tentative ndaj efektivit të Policisë”.

Ndërsa avokati i tij, Erjon Kulolli u shpreh se kishte kërkuar një masë më lehtësuese për klientin e tij.  “Klienti im nuk ka folur, kam kërkuar një masë më lehtësuese për të, pasi nuk është e provuar që ai ka kanosur punonjësin e policisë. Gjendja e tij shëndetësore nuk ka qenë e mirë, qendrimi që ai ka mbajtur gjatë dhënies së masës së sigurisë, ka qenë neutral. Klienti do të flasë në një moment të dytë”, u shpreh Kulolli.

Një ditë më parë,  Bilbili u mor në pyetje nga Policia, por nuk deklaroi asgjë. Ai u shpreh para efektivëve të Policisë se do të flasë në një moment të dytë.

Si ndodhi ngjarja?

Ditën e premte, Orges Bilbili, një nga autorët e masakrës së Lushnjes, dhe pjesë e bandës së Lushnjes, u plagos me armë zjarri nga një efektiv i policisë Shqiponja. Bilbili u pikas duke ecur në zonën e Xhamllikut, dhe kundështoi urdhërin e Policit për t’i paraqitur kartën e identitetit. Në këtë moment ai vrapoi dhe  nxorri nga çanta një armë zjarri. Pasi e ka ndjekur, polici e ka paralajmëruar të ndalojë por Bilbili i ka thënë se do e qëllojë nëse nuk largohet. Efektivi ka qëlluar një herë në ajër, më pas e ka plagosur në këmbë. Për pasojë është plagosur edhe një grua aksidentalisht. Të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet orges bilbili plagosje me arme zjarri ne tirane orges bilbili plagosje me arme zjarri ne tirane

Sondazh

Poll