Aktualitet

Lajm i mirë/ Shërohet gruaja e vetme shtatzënë që ishte prekur nga COVID-19

12 Prill 2020, 10:20 Nga DOSJA
Lajm i mirë/ Shërohet gruaja e vetme shtatzënë që ishte

Tiranë- Specialistja e ISHP-së, Marjeta Dervishi ka deklaruar ditën e sotme  se një grua shtatzënë që ishte prekur me koronavirus është shëruar. Ajo theksoi se aktualisht në vend nuk ka asnjë grua tjetër shtatzënë të infektuar.

 

Momentalisht nuk kemi gra shtatzëna të konfirmuara, kemi pasur një rast, por që tani paraqitet e shëruar”, tha ajo gjatë një komunikimi për mediet.

Në Shqipëri vijon lufta me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se numri i të infektuarve ka shkuar në 446 dhe deri më tani janë 24 viktima. Ndërkohë betejën me COVID-19 e kanë fituar 217 persona. Harta e të prekurve është zgjeruar në Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e marra për COVID-19.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet marjeta dervishi viktimat e covid ne shqiperi marjeta dervishi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll