Aktualitet

Theu orarin e karantinimit duke luajtur futboll/ Pezullohet nga detyra Shefi i Qarkullimit në Vlorë (EMRI)

12 Prill 2020, 11:27 Nga DOSJA
Theu orarin e karantinimit duke luajtur futboll/ Pezullohet nga detyra Shefi i

Vlorë-Shefi i Qarkullimit në Vlorë, Rustem Plaka është pezulluar nga detyra, pasi është kapur duke luajtur futboll në pyllin e Sodës me 9 persona të tjerë. Policia njofton se të 10 personat janë futur në karantinë për 14 ditë dhe do të mbahen nën mbikëqyrje nga ana e Policisë. Nga detyra është pezulluar edhe një punonjës tjetër policie me iniciale G. F. Ndaj këtij të fundit ka nisur edhe një hetim disiplinor për shkelje të rëndë për shkak të mospërmbushjes apo dështimit në përmbushjen e detyrave ose përgjegjësive të caktuara.

Njoftimi i Policisë:

Thyen orarin e karantinimit duke luajtur futboll në një fushë futbolli në pyllin e Sodës, Vlorë, ndëshkohen me masë administrative 10 persona. Karantinohen për 14 ditë, të 10 personat që u kapën duke luajtur futboll, të cilët do të mbahen nën mbikëqyrje nga ana e Policisë. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pezullohet nga detyra Shefi i Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, Komisar R. P., njëri nga pjesëmarrësit që luante futboll. Gjithashtu, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit nisi hetimi disiplinor për shkelje të rëndë, si dhe u bë pezullimi nga detyra i punonjësit të Policisë G. F., për mospërmbushje apo dështim në përmbushjen e detyrave ose përgjegjësive të caktuara, pasi konstatoi personat dhe nuk mori masë administrative ndaj këtyre shtetasve.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe apelon edhe njëherë për qëndrim në banesë dhe respektim të masave kufizuese, duke bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pezullohet nga detyra shefi i qarkullimit në vlorë koronavirusi ne shqiperi pezullohet nga detyra shefi i qarkullimit në vlorë

Sondazh

Poll