Aktualitet

Fitojnë betejën me COVID-19 2 mjekë në Tiranë, shkon në 32 numri i personelit shëndetësor të shëruar

12 Prill 2020, 11:14 Nga DOSJA
Fitojnë betejën me COVID-19 2 mjekë në Tiranë, shkon

Tiranë-   Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se janë shëruar edhe 2 mjekë në Tiranë, të cilët ishin të infektuar me COVID-19.  Në total deri tani janë shëruar 32 personel shëndetësor.

Postimi i Ministres Manastirliu:

“Shërimi i plotë edhe i 2️⃣ mjekëve në Tiranë të prekur nga #COVID19 është një lajm shpresëdhënës në këtë ditë simbol të triumfit të jetës?? Shkon në 3️⃣2️⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19 ✅ Deri tani janë 2️⃣1️⃣7️⃣ pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19?”

Në Shqipëri vijon lufta me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se numri i të infektuarve ka shkuar në 446 dhe deri më tani janë 24 viktima. Ndërkohë betejën me COVID-19 e kanë fituar 217 persona. Harta e të prekurve është zgjeruar në Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e marra për COVID-19.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastitliu ogerta manastitliu

Sondazh

Poll