Aktualitet

Pas aksidentit u dërgua me urgjencë tek spitali i Traumës, pacienti nga Durrësi rezulton i infektuar me COVID-19

12 Prill 2020, 11:54 Nga DOSJA
Pas aksidentit u dërgua me urgjencë tek spitali i Traumës,

Tiranë- Specialistja pranë ISHP-së, Marjeta Dervishi ka deklaruar ditën e sotme se një pacient ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa merrte shërbim në spitalin e Traumës. Ajo ka treguar se ky pacient u bë pjesë e një aksidenti në Durrës dhe  u nis me urgjencë drejt spitalit të Traumës, ku pasi kreu analizat rezultoi i infektuar me COVID-19.

“Po ka një pacient të kofirmuar me COVID-19, i cili vjen pas një aksidenti aksidenti në qytetin e Durrësit. Menjëherë pas konfirmimit ky pacient është transferuar në spitalin Covid-1 në spitalin Infektiv. Janë marrë të gjitha masat, sipas protokolleve përkatëse, për parandalimin e infeksionit në Spitalin e Traumës”,  tha Dervishi.

Në Shqipëri vijon lufta me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se numri i të infektuarve ka shkuar në 446 dhe deri më tani janë 24 viktima. Ndërkohë betejën me COVID-19 e kanë fituar 217 persona. Harta e të prekurve është zgjeruar në Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e marra për COVID-19.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll