Bota

Italia aktivizon satelitin për të monitoruar tokën, me qëllim kontrollin e njerëzve gjatë kohës së Covid-19

6 Prill 2020, 16:38 Nga DOSJA
Italia aktivizon satelitin për të monitoruar tokën, me

ITALI– Departamenti italian për mbrojtje civile ka akivizuar ditën e sotme satelitin e BE-së për të monitoruar territorin në mënyrë që në këtë kohë krize ta ketë më të lehtë kontrollin e pikave ku  grumbullohen njerëzit.

Kjo është bërë me qëllim monitorimin e aktiviteteve dhe hapësirave publike gjatë emergjencës COVID-19.

Lajmi është bërë me dije nga Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic. Mbrojtja civile do të përdor Kopernikun për të siguruar që njerëzit nuk po mblidhen në grupe të mëdha jashtë shtëpive.

Në rang global Covid-19 ka vrarë mbi 71 mijë persona dhe ka infektuar 1.3 milionë të tjerë, por lajm i mirë është se 269,494 të prekur kanë fituar betejën me COVID-19. Në Itali janë shënuar 16,523 viktima, ndërsa në Francë 8,078. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Spanjë, ku aty kanë humbur jetën 13.055 persona. Të infektuar ka edhe në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë ndërsa në Greqi numri i viktimave ka shkuar në 73. Shqipëria ka rregjistruar 377 persona të infektuar dhe 22 viktima nga Covid-19.

Burimi: ansa

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll