Bota

Humbin jetën 636 pacientë brenda 24 orëve në Itali, shkon në 16.523 numri i viktimave nga COVID-19

6 Prill 2020, 16:07 Nga DOSJA
Humbin jetën 636 pacientë brenda 24 orëve në Itali, shkon

ITALI– Të paktën 636 pacientë me Covid-19 kanë vdekur në Itali, duke e çuar numrin total të viktimave ne  16.523.

Dy ditët e fundit është parë një ulje e ndjeshme e numrit të viktimave, ku dje u shënuan 525 vitkima nga koronavirusi.

Sërish është rritur bilancii viktimave, krahasuar me ditën e djeshme që u pa një rënie e ndjeshme e numrit të të vdekurve.

Tashmë në Itali numri i përgjithshëm i viktimave është 16523, bilanci më i lartë në botë mes vendeve që janë prekur nga virusi. Ndërsa numri i të infektuarëve është rritur në  132,547, ku vetëm 3599 raste të reja janë shënuar brenda një dite.

Në rang global Covid-19 ka vrarë mbi 71 mijë persona dhe ka infektuar 1.3 milionë të tjerë, por lajm i mirë është se 269,494 të prekur kanë fituar betejën me COVID-19. Në Itali janë shënuar 16,523 viktima, ndërsa në Francë 8,078. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Spanjë, ku aty kanë humbur jetën 13.055 persona. Të infektuar ka edhe në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë ndërsa në Greqi numri i viktimave ka shkuar në 73. Shqipëria ka rregjistruar 377 persona të infektuar dhe 22 viktima nga Covid-19.

Burimi: Corriere.it

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll