Bota

Shkon në 76 numri i viktimave nga Covid-19 në Greqi dhe në 1735 numri i të infektuarve

6 Prill 2020, 14:17 Nga DOSJA
Shkon në 76 numri i viktimave nga Covid-19 në Greqi dhe në 1735

GREQI- Sipas të dhënave të raportuara gjatë orëve të fundit, numri i viktimave nga Covid-19 në Greqi ka shkuar në 76. Po ashtu është rritur ndjeshëm dhe numri i të infektuarëve ku në total janë regjistruar 1735 persona.

Bëhet me dije se deri më tani janë shëruar 78 persona.

Në rang global Covid-19 ka vrarë mbi 70 mijë persona dhe ka infektuar 1.2 milionë të tjerë, por lajm i mirë është se 269,494 të prekur kanë fituar betejën me COVID-19. . Në Itali janë shënuar 15,887 viktima, ndërsa në Francë 8,078. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Spanjë, ku aty kanë humbur jetën 13.055 persona. Të infektuar ka edhe në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë ndërsa në Greqi numri i viktimave ka shkuar në 73. Shqipëria ka rregjistruar 377 persona të infektuar dhe 22 viktima nga Covid-19.

Burimi:Worldmeters

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll