Bota

Rritet lista e mjekëve që humbën betejën me Covid-19, shkon në 87 numri i mjekëve dhe infermierëve të vdekur në Itali

6 Prill 2020, 15:39 Nga DOSJA
Rritet lista e mjekëve që humbën betejën me Covid-19, shkon

ITALI–  Italia ditën e djeshme ka shënuar një ulje të ndjeshme të numrit të viktimave nga Covid-19, por ndërkohë po rritet çdo ditë e më tepër lista e mjekëve dhe infermierëve që vdesin nga virusi.

Sipas Federatës së urdhrit të mjekëve mësohet se ka shkuar në 87 numri i mjekëve të vdekur nga Covid-19 në Itali.

Së fundm mësohet se janë regjistruar edhe 7 vdekje të tjera në stafet e shëndetësiës, mes tyre dy mjekë të përgjithshëm, një kardiolog një internist, një mjek spa, një radiolog dhe 1 reanimator.

Ndërsa në bazë të raporti i fundit i Institutit Superior të Shëndetësisë, konfirmon 12.252 punonjës të shëndetësisë që janë infektuar nga virusi.

 

Në rang global Covid-19 ka vrarë mbi 70 mijë persona dhe ka infektuar 1.2 milionë të tjerë, por lajm i mirë është se 269,494 të prekur kanë fituar betejën me COVID-19. . Në Itali janë shënuar 15,887 viktima, ndërsa në Francë 8,078. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Spanjë, ku aty kanë humbur jetën 13.055 persona. Të infektuar ka edhe në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë ndërsa në Greqi numri i viktimave ka shkuar në 73. Shqipëria ka rregjistruar 377 persona të infektuar dhe 22 viktima nga Covid-19.

Burimi: open

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll