Bota

Hodhën akuza për ‘pirateri’, Amerika mohon se ka rrëmbyer maskat me destinacion Gjermaninë

6 Prill 2020, 15:56 Nga DOSJA
Hodhën akuza për ‘pirateri’, Amerika mohon se ka

SHBA– Zyrtarët gjermanë në Berlin i kanë akuzuar amerikanët për devijim nga një aeroport në Bangkok, tha një zëdhënëse e Ambasadës amerikane në Tajlandë, lidhur me këtë çështje.

Kjo deklaratë erdhi pasi zyrtari i lartë gjerman Andreas Geisel tha të premten se një dërgesë prej 200,000 maskash të destinuara drejt Gjermanisë ishte rrëmbyer në Bangkok dhe ishte dërguar në Shtetet e Bashkuara,  duke e cilësuar si një akt ‘piraterie moderne.’

Ditët e fundit, politikanët francezë kanë akuzuar gjithashtu blerës të paidentifikuar amerikanë për maskat e porositura nga Franca, me drejtuesin e rajonit “Grand Est” i prekur nga koronavirusi, duke thënë se ka qenë një plan i përgatitur për rrëmbimin e maskave.

Megjithatë nga ana tje tër zyrtarët amerikanë i kanë mohuar këto akuza.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk ndërmori asnjë veprim për të devijuar furnizimet e 3 milionë maskave që ishin destinuar për në Gjermani dhe as nuk kishte dijeni për një dërgesë të tillë.”-tha Jillian Bonnardeaux, zëdhënësi i ambasadës amerikane në Bangkok.

 

Në rang global Covid-19 ka vrarë mbi 70 mijë persona dhe ka infektuar 1.2 milionë të tjerë, por lajm i mirë është se 269,494 të prekur kanë fituar betejën me COVID-19. . Në Itali janë shënuar 15,887 viktima, ndërsa në Francë 8,078. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Spanjë, ku aty kanë humbur jetën 13.055 persona. Të infektuar ka edhe në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë ndërsa në Greqi numri i viktimave ka shkuar në 73. Shqipëria ka rregjistruar 377 persona të infektuar dhe 22 viktima nga Covid-19.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota andreas geisel gjermani shba andreas geisel gjermani shba

Sondazh

Poll