Bota

Pesë shtetet që do të ringrihen më shpejt ekonomikisht nga kriza e COVID-19/ Shqipëria renditet në vendin e 95 në të gji

6 Prill 2020, 15:04 Nga DOSJA

SHBA– Shpërthimi i koronavirusit në mbarë botën ka injektuar një sasi të pashembullt të pasigurisë në ekonominë globale, për shkak se vendet  në mbarë botën po luftojnë rastet e shumta, ndërkohë po zbatojnë rregullin e distancimi social dhe po mundohen të parandalojnë COVID-19.

Teksa menazhimi i situatës së krizës që ka krijuar koronavirusi  është thelbësore i domosdoshëm për stabilitetin ekonomik, ekspertët kanë nisur të vlerësojnë sesi një ringritje bëhet  e mundur për një vend.

Lidhur me këtë çështje Indeksi i Rezistencës Globale 2019 për vitin 2019 nga kompania e sigurimeve FM Global, ka renditur rezistencën e mjedisit të biznesit për 130 vende, bazuar në faktorë si stabiliteti politik, qeverisja e korporatave, mjedisi i rrezikut dhe logjistika dhe transparenca e zinxhirit të furnizimit.

Duke bërë një bashkim të të gjithë komponentëve specifik të çdo shteti me përgjigjen fillestare të vendit të tyre ndaj përhapjes masive të virusit, kanë rezultuar se disa shtete në të gjithë globin kanë më shumë shanse për të mabjtur stabilitetin dhe rezistencën edhe pas krizës.

Lista e pesë vendeve:

Danimarka 

E renditur në vendin e dytë në indeks, Danimarka është në hapat e duhur sa i përket ndjekjes së zinxhirit të furnizimit. Vendi gjithashtu ka ndjekur me shpejtësi zbatimin e masave distancuese sociale në luftën kundër virusit. Ajo njoftoi mbylljen e shkollave dhe bizneseve private prej 11 marsit dhe mbylli kufijtë e saj për të huajt në 14 mars, kur vendi kishte shënuar ratstet  e para pozitive.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Përhapja e virusit ka rezultuar shumë sfiduese në zonat kryesore të SHBA, si Nju Jorku, ku papunësia tashmë është rritur në nivele historike, në pjesën më të madhe të vendit për shkak të mbylljeve të detyrueshme të më shumë se gjysmës së shteteve të SHBA.-së. Kryesisht janë goditur punonjësit e restoranteve dhe të shitjes me pakicë dhe biznese të tjera të vogla.  Por qeveria amerikane ka ndërrmarë shumë shpejt masa drastike për distancimin social të miratuara, të cilat duket se kanë shumë efekt dhe duhet se do të zvogëlojnë ndikimin e përgjithshëm të virusit, duke lejuar një rikuperim të shpejtë ekonomik.

Singapori

Singapori është në listën e pesë vendeve me indeksin më të lartë për ekonominë e saj të fort. Pasi rreziku politik është i ulët, ka infrastrukturë të fortë duke e bërë atë të jetë në listën e vendeve  me rezistencë më të lartë.

Rwanda

Ne ndiheshim të sigurt se qeveria Ruandës do ta trajtonte shumë mirë situatën e koronavirusit.  Për shkak të përmirësimeve të fundit në qeverinë  vendit, Ruanda ka bërë disa nga kërcimet më të mëdha në indeks vitet e fundit, duke tejkaluar 35 pika në rangun e saj aktual të 77-të më elastik në botë (dhe e katërta më e larta në Afrikë). Edhe këtë herë duket se do t’ia dalë të rimëkëmbet me krizën e COVID-19.

Zelanda e Re

E renditur në vendin e 12-të në listën e vendeve me indeks të lartë, Zelanda e Re ka shënuar një mirëmenaxhimtë sistuatës së koronavirusit. Vendi gjithashtu ka qenë në gjendje të marrë shumë shpejt masat e duhura për të përmirësuar përhapjen e virusit. Ka mbyllur kufijtë për udhëtarët ndërkombëtarë më 19 mars dhe bllokoi çdo biznes jo të domosdoshëm prej 25 marsit.

Në rang global Covid-19 ka vrarë mbi 70 mijë persona dhe ka infektuar 1.2 milionë të tjerë, por lajm i mirë është se 269,494 të prekur kanë fituar betejën me COVID-19. . Në Itali janë shënuar 15,887 viktima, ndërsa në Francë 8,078. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Spanjë, ku aty kanë humbur jetën 13.055 persona. Të infektuar ka edhe në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë ndërsa në Greqi numri i viktimave ka shkuar në 73. Shqipëria ka rregjistruar 377 persona të infektuar dhe 22 viktima nga Covid-19.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota danimarka koronavirusi ne bote rwanda shtetet e bashkuara te amerikes singapori zelanda e re danimarka koronavirusi ne bote rwanda shtetet e bashkuara te amerikes singapori zelanda e re

Sondazh

Poll