Bota

“Të lira dhe të dobishme…” mjeku italian tregon një mënyrë të thjeshtë për personat që nuk gjejnë dot maska

6 Prill 2020, 15:27 Nga DOSJA
“Të lira dhe të dobishme…” mjeku italian tregon

ITALI– Një mjek italian Piero Abbruzzese, i kirurgjise kardiake në Torino ka sugjeruar një mënyrë të re sesi të mbrohemi nga virusi kur dalim jashtë shtëpisë,nësenuk kemi maskat normale kirurgjikale.

Ai ka thënë përmes një  postimi në  Facebook  se pelenat e fëmijëve mund të përdoren edhe si maskë për të parandaluar koronavirusin.

‘Ata nuk janë të çertifikuar nga askush, por konceptualisht janë maska të shkëlqyera dhe kushtojnë shumë lirë. Me këto maska mund të marrësh frymë shumë mirë, nuk ka asnjë provë shkencore sepse nuk janë testuar, por për mendimin tim, për ata që nuk kanë, ato mund të jenë të dobishme. “ka thënë Piero. 

Në rang global Covid-19 ka vrarë mbi 70 mijë persona dhe ka infektuar 1.2 milionë të tjerë, por lajm i mirë është se 269,494 të prekur kanë fituar betejën me COVID-19. . Në Itali janë shënuar 15,887 viktima, ndërsa në Francë 8,078. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Spanjë, ku aty kanë humbur jetën 13.055 persona. Të infektuar ka edhe në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë ndërsa në Greqi numri i viktimave ka shkuar në 73. Shqipëria ka rregjistruar 377 persona të infektuar dhe 22 viktima nga Covid-19.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali piero abbruzzese koronavirusi ne itali piero abbruzzese

Sondazh

Poll