Bota

Shkon në 58 numri i viktimave në Serbi. Gjatë 24 orëve humbin jetën 7 persona dhe infektohen 292 të tjerë nga Covid-19

6 Prill 2020, 15:15 Nga DOSJA
Shkon në 58 numri i viktimave në Serbi. Gjatë 24 orëve

SERBI- Në Serbi, gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur jetën edhe 7 persona të tjerë nga Covid-19 dhe numri total i viktimave ka shkuar në 58. Ndërsa sipas autoriteteve vendase gjatë këtyre orëve kanë rezultuar pozitiv me sëmundjen vdekjeprurëse 292 persona dhe numri i përgjithshëm ka shkuar në 2200.

Ndërkohë mësohet deri më tani se 178 pacientë kanë fituar betejën me sëmundjen vdekjeprurëse, por fatëkeqësht 100 të tjerë janë në gjendje kritike për jetën.

Në rang global Covid-19 ka vrarë mbi 70 mijë persona dhe ka infektuar 1.2 milionë të tjerë, por lajm i mirë është se 269,494 të prekur kanë fituar betejën me COVID-19. . Në Itali janë shënuar 15,887 viktima, ndërsa në Francë 8,078. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Spanjë, ku aty kanë humbur jetën 13.055 persona. Të infektuar ka edhe në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë ndërsa në Greqi numri i viktimave ka shkuar në 73. Shqipëria ka rregjistruar 377 persona të infektuar dhe 22 viktima nga Covid-19.

Burimi:Worldemters

(A.K.Dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne serbi koronavirusi ne serbi

Sondazh

Poll