Bota

Koronavirusi mbyll shkollat, mësusja shqiptare vijon mësimin online me nxënësit në Greqi: Me fëmijët e diasporës

6 Prill 2020, 15:30 Nga DOSJA
Koronavirusi mbyll shkollat, mësusja shqiptare vijon mësimin online me

TIRANË- Pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19 ka detyruar qeveritë që të pezullojnë procesin mësimor. Nisur nga kjo situatë në shumë vende të botës mësimi po zhvillohet online.  Kjo formë e re mësimdhënies po praktikohet edhe nga mësuesit e shkollave shqipe në Diasporë.

Së fundmi, nxënësit e Shkollës Shqipe në Patra të Greqisë, pas një shkëputjeje kanë nisur sërish mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare. Mësuesja Kristiana Veliu, përmes një publikimi në rrjetet sociale, ka treguar për zhvillimin e një ore mësimore online. 

Me sukses të plotë, dita e parë e mësimit shqip online me fëmijët e Diasporës, pas një pushimi të gjatë për arsye të njohura. Në sytë tuaj, shikoja mungesën e kësaj nisme dhe ndërkohë etjen për të vazhduar, pikërisht aty ku e kishim lënë mësimin, për të vazhduar rregullisht edhe pse në kushte të tilla”, ka shkruan ajo. Ndërkohë, këto forma të mësimdhënies po praktikohen edhe nga shkollat shqipe në Zvicër.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kristina veliu mesimi ne diaspore mesimi online kristina veliu mesimi ne diaspore mesimi online

Sondazh

Poll