Aktualitet

Caktohet data e gjyqit për ish-ministrin Saimir Tahiri, më 9 prill del Gjykatës së Posaçme të Apelit

3 Prill 2020, 09:29 Nga DOSJA
Caktohet data e gjyqit për ish-ministrin Saimir Tahiri, më 9 prill del

TIRANË- Më 9 prill ora 10:30, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të dalë para Gjykatës së Posaçme të Apelit. Seanca për ish-ministrin dhe ish-oficerin Jaeld Cela do të zhvillohet pa praninë  e mediave për shkak të masave që janë marrë për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Më 20 shkurt u caktua në Gjykatën e Posaçme të Apelit edhe trupa gjykuese që do të gjykojë Tahirin. Gjyqtarët janë Nertina Kosova, Nure Dreni dhe Albana Boksi. Kryesuese e trupës do jetë Boksi dhe anëtare Kosova e Dreni.

Çështja “Tahiri” u ankimua në Apeli nga avokatët e ish-ministrit,  që kërkojnë pafajësi dhe nga Prokuroria, e cila shprehet se ka prova për ta akuzuar për trafik droge, një nga akuzat që u rrëzua bashkë me të tjerat në shkallën e parë.

 

Në shtator të vitit të shkuar, pas më shumë se 13 orësh përfundoi “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 5 vite burg, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove. Tahiri paralajmëroi që asokohe se do ta apelonte vendimin dhe do të fitonte pafajësi.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi i saimir tahirit saimir tahiri gjyqi i saimir tahirit saimir tahiri

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Prill 2020, 07:46

Tiranë- Mjeku Pëllumb Pipero tha në studion e emisionit “Opinion” se në spitalin infektiv po përdoren një sërë terapish për personat e prekur nga koronavirus. A...