Aktualitet

3 Prill 2020, 07:46 Nga DOSJA

Tiranë- Mjeku Pëllumb Pipero tha në studion e emisionit “Opinion” se në spitalin infektiv po përdoren një sërë terapish për personat e prekur nga koronavirus. Ai u ndal edhe tek hidroksiklorokina e cila u miratua së fundi me shpejtësi nga FDA si një portokoll mjekimi në SHBA, kombinuar edhe me azitromicinën.

Pipero tha se hidroksiklorikina ka ardhur edhe në Shqipëri e tashmë ka filluar të përdoret tek disa pacientë.

“Hidroksiklorokina është futur prej një jave dhe presim të kemi rezultatet e para”, tha Pipero që pohoi se ecuria duket pozitive.

Ndërkohë ai shtoi se për vaksinën duhet të presim të paktën edhe një vit.

“Personalisht nuk kam ndonjë shpresë të madhe, që këtë vit mund të kemi një vaksinë efektive, vaksina mund të dali nga fundi i vitit dhe të jetë në përdorim për njerëzit nga marsi I vitit tjetër”, tha Pipero.

Marrë nga Opinon.al 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pellumb pipero viktimat e covid ne shqiperi pellumb pipero viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Prill 2020, 05:30

Shqipëri- Gjatë 24 orëve të fundit janë lejuar të futen në tokën shqiptare 133 shqiptarë, që ishin të bllokuar në pikat doganore, në Kapshticë dhe në Kakavijë. ...

Aktualitet 2 Prill 2020, 20:59

TIRANË- Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico ka folur sot për situatën e koronavirusit në Shqipëri. Në një lidhje direkte me emisionin ...