Aktualitet

COVID-19/ Manastirliu: 3 pacientë të tjerë po kurohen tek “Shefqet Ndroqi”, janë vënë në punë respiratorët

3 Prill 2020, 08:20 Nga DOSJA
COVID-19/ Manastirliu: 3 pacientë të tjerë po kurohen tek

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar së fundmi se 3 pacientë të tjerë, të infektuar me COVID-19, që ndodheshin tek Infektivi janë transferuar drejt spitalit “Shefqet Ndroqi”. Po kështu, Manastirliu njoftoi se edhe 5 respiratorët të rinj kanë mbërritur në vendin tonë dhe ata janë vënë në punë.

“5 respiratorë e rinj, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorësh që po plotësojnë kapacitetet e terapisë intensive, tashmë janë vendosur në punë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku nga mëngjesi i sotëm po trajtohen edhe 3 pacientë të spitalit infektiv të konfirmuar me #COVID19❗️#Vijojmë forcimin e kapaciteteve qeveria vendosi dje financimin edhe të 50 respiratorëve të tjerë për situatën e emergjencës së shkaktuar nga #COVID19.”, shprehet ministrja.

Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 277. 16 persona kanë ndërruar jetë. Viktima e fundit është një 76-vjeçar nga Durrësi, i cili prej 3 ditësh ishte i intubuar.  Ndërsa, numri i të shëruarve ka shkuar në 85.  Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 143 raste në Tiranë, 30 në Durrës 23 në Fier dhe 16 në Korçë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu viktimat e covid ne shqiperi ogerta manastirliu viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Prill 2020, 07:46

Tiranë- Mjeku Pëllumb Pipero tha në studion e emisionit “Opinion” se në spitalin infektiv po përdoren një sërë terapish për personat e prekur nga koronavirus. A...