Aktualitet

Lajm i mirë nga Korça, dalin negative rezultatet e dy personave që dyshoheshin se ishin të infektuar me COVID-19

3 Prill 2020, 08:44 Nga DOSJA
Lajm i mirë nga Korça, dalin negative rezultatet e dy personave

Korçë– Dy persona në qytetin e Korçës, të cilët dyshoheshin se ishin të infektuar me COVID-19, kanë rezultuar negativë. Burimet për Dosja.al bëjnë me dije se në qytetin e Korçës nuk ka asnjë rast të ri me COVID-19 gjatë orëve të fundit. Deri më tani numri i të infektuar në Korçë ka shkuar në 16.

Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 277. 16 persona kanë ndërruar jetë. Viktima e fundit është një 76-vjeçar nga Durrësi, i cili prej 3 ditësh ishte i intubuar.  Ndërsa, numri i të shëruarve ka shkuar në 85.  Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 143 raste në Tiranë, 30 në Durrës dhe 23 në Fier.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Prill 2020, 07:46

Tiranë- Mjeku Pëllumb Pipero tha në studion e emisionit “Opinion” se në spitalin infektiv po përdoren një sërë terapish për personat e prekur nga koronavirus. A...