Aktualitet

KED mbledhje online për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, përfundon verifikimi i 12 kandidatëve

3 Prill 2020, 08:35 Nga DOSJA
KED mbledhje online për emërimet në Gjykatën Kushtetuese,

Tiranë- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi po zhvillon ditën e sotme një mbledhje online për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka përfunduar verifikimi për 12 kandidatët që janë në garë për vakancat e krijuara, pas largimit të Fatos Lulos dhe Besnik Imerajt. Këto vakanca janë shpallur nga parlamenti dhe presidenca përkatësisht më gusht 2019 dhe shtator 2019.

Aktualisht, Gjykata Kushtetuese është me katër anëtarë dhe me plotësimin e dy vendeve vakante, ajo do të jetë funksionale.

Ndërkohë, vijon të jetë përplasja për Gjykatën Kushtetuese mes Ilir Metës dhe Ardian Dvoranit, kreut të KED-së.  Presidenti ka zgjedhur Marsida Xhaferllafin si anëtare, ndërkohë që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe maxhoranca njohin Arta Vorpsin.  Komisioni i Venecias ende nuk ka një raport final për çështjen e emërimit të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese, por mësohet se në opinionin paraprak konstatohet se mënyra e veprimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është e dyshimtë dhe se ligji për ndryshimin e betimit tek Presidenti është antikushtetues. Në opinion paraprak thuhet se Meta ka vepruar sipas Kushtetutës me emërimin e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk e ka shkelur atë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emërimet në gjykatën kushtetuese emërimet në gjykatën kushtetuese

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Prill 2020, 07:46

Tiranë- Mjeku Pëllumb Pipero tha në studion e emisionit “Opinion” se në spitalin infektiv po përdoren një sërë terapish për personat e prekur nga koronavirus. A...