Aktualitet

Trafik i rënduar në Astir dhe radhë në tregje, shqiptarët nxitojnë të bëjnë pazaret në orën e lejuar, nuk pyesin për

3 Prill 2020, 08:37 Nga DOSJA
Trafik i rënduar në Astir dhe radhë në tregje,

SHQIPËRI– Ndërkohë që i gjithë vendi është izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, shumë qytetarë zgjedhin të zbrasen rrugëve të qyteteve, në orën e lejes që kanë marrë. Pamjet që po shikoni, vijnë nga Fieri ku shihet se nuk respektohet aspak distancimi social dhe shumë prej tyre nuk kanë të vendosura as maska dhe as doreza.

Pamjet e publikuaranga Report Tv, tregojnë grumbullimet në tregje ku njerëzit nxitojnë për të bërë pazaret, pasi brenda një ore duht të mbyllen në shtëpi. Grumbullime ka edhe na banka.

E njëjta situatë përsëritet edhe tek zona e Astirit, ku është krijuar një trafik dhe një radhë e gjatë makinash. Situata në këtë zonë nuk i ngjan aspak një vendi të izoluar, por një dite të zakonshme në Tiranë.

Koronavirusi ka izoluar të gjithë Shqipërinë dhe kyeministri Edi Rama ka prezantuar një pan masash që kufizon daljen e njerëzve. Tashmë, mund të dalë vetëm një person për çdo familje për të bërë pazaret apo për të kryer nevojat e përditshme, me kush që të ketë lejen e posaçme.

Në vendin tonë numri i personave të infektuar ka shkuar në 277. 16 persona kanë ndërruar jetë. Viktima e fundit është një 76-vjeçar nga Durrësi, i cili prej 3 ditësh ishte i intubuar.  Ndërsa, numri i të shëruarve ka shkuar në 85.  Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 143 raste në Tiranë, 30 në Durrës 23 në Fier dhe 16 në Korçë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Prill 2020, 07:46

Tiranë- Mjeku Pëllumb Pipero tha në studion e emisionit “Opinion” se në spitalin infektiv po përdoren një sërë terapish për personat e prekur nga koronavirus. A...