COVID-19/ Ardi Veliu falënderon efektivët e Policisë: Ndihem krenar për ju, ju kërkoj ta përballoni këtë luftë me atë
Tiranë- Ardi Veliu, drejtori i Përgjithshëm Policisë së Shtetit ka falënderuar të gjithë efektivët e Policisë, për gatishmërinë dhe punën e tyre në këto ditë të vështira, pas përhapjes së COVID-19 në vendin tonë. Veliu është shprehur se ndihet krenar për punën e Policisë së Shtetit, në luftën me COVID-19.
“Si Drejtor i Përgjithshëm, ju kërkoj ta përballoni këtë luftë me atë shpirt grupi që keni treguar, me ndjenjën më të lartë të përgjegjshmërisë dhe me vetëdijen se po i jepni një shërbim tejet të vyer kombit e atdheut. Ndiej detyrimin dhe njëherësh kam nderin t’ju shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për gjithë sa keni bërë dhe për sa do të bëni, deri në mposhtjen e këtij rreziku që i kanoset të gjithë njerëzimit.”, shprehet ndër të tjera ai.
Mesazhi:
Të nderuar kolegë të Policisë së Shtetit, Në këtë periudhë mjaft të vështirë dhe krejtësisht të pazakontë në kujtesën e brezave tanë, po ju drejtohem me këtë mesazh për t’ju shprehur publikisht falënderimet e mia për punën e mrekullueshme që po bëni, si në përmbushjen e detyrave tuaja funksionale, ashtu edhe në ndihmesën e dhënë ndaj qytetarëve e shtresave në nevojë.
Zgjodha këtë formë mesazhi, pasi nuk kam mënyrë tjetër t’i drejtohem secilit personalisht për t’i shprehur mirënjohjen time dhe të gjithë organizatës së Policisë, për sakrificat dhe përkushtimin e treguar në këto ditë, sa të trazuara, aq edhe të rrezikshme, për të gjithë ju, për të gjithë ne, si qytetarë të këtij vendi.
Ndihem krenar që ju po tregoni në këto ditë vendimtare, ato vlera që përbëjnë esencën e Policisë së Shtetit, besueshmërinë, përgjegjshmërinë, shpirtin e grupit, kohezionin.
Më vjen mirë që keni përmbushur e madje tejkaluar jo vetëm pritshmëritë e mia si Drejtor i Përgjithshëm, por ajo që është më e rëndësishme, keni marrë vlerësimin e qytetarëve. Kjo na bën krenar të gjithëve dhe ngre në një vend nderi, emrin dhe uniformën e Policisë së Shtetit.
Ne po përballojmë, sot, qoftë si organizatë policie, qoftë si qytetarë, një rrezik të padukshëm, deri edhe fatal, për jetën njerëzore, gjë që tregon shkallën e vështirësisë që duhet të përballoni. Por pavarësisht sfidave dhe rrezikut të përhershëm që keni përballë, ju ia keni dalë të kryeni me përkushtim çdo detyrë të ngarkuar, si për rendin e sigurinë, ashtu edhe në përkrahjen e shtresave apo individëve në nevojë.
Si Drejtor i Përgjithshëm, ju kërkoj ta përballoni këtë luftë me atë shpirt grupi që keni treguar, me ndjenjën më të lartë të përgjegjshmërisë dhe me vetëdijen se po i jepni një shërbim tejet të vyer kombit e atdheut.
Ndiej detyrimin dhe njëherësh kam nderin t’ju shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për gjithë sa keni bërë dhe për sa do të bëni, deri në mposhtjen e këtij rreziku që i kanoset të gjithë njerëzimit.
Në mbyllje, dua të shpreh një urim për të gjithë ju, për gjithë qytetarët, që kjo pandemi të zhduket sa më parë, në mënyrë që të kemi mundësi të shohim e t’i japim dorën njëri-tjetrit dhe të themi faleminderit për gjithë sa keni bërë e vijoni të bëni!
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Sekuestrohen armë zjarri dhe fishekë, arrestohen 3 persona në Berat, të dënuar më parë për vjedhje
Berat- Policia e Beratit ka arrestuar 37-vjeçarin me inciale A. Gj, pasi për motive të dobta ka goditur me mjete të forta një person. Gjatë kontollit të ...
12 raste të reja me COVID-19 në Shkodër/ Spahia: Skandaloze, protokolli bazë i verifikimeve nuk është kryer, kanë qenë m
Tiranë- Ish-deputeti, Bardh Spahia ka deklaruar se 12 të prekurit me COVID-19 në Shkodër, janë persona që kanë qenë në kontakt me pacientë të infektuar. Sipas t...
Arrestohet 32-vjeçari nga Vlora, iu gjetën 45 doza kokaine në automjet
VLORË– Një 32-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndës narkotike. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se 32-vjeç...
Infektohet me Covid-19 juristi i burgut të Rrogozhinës, vetëkarantinohet drejtori që udhëtoi me të, të dënuarit në pani
RROGOZHINË– Një jurist që punon në burgun e Rrogozhinës ka rezultuar pozitiv me koronavirus, duke futur kështu në panik të dënuarit që ndodhen në këtë inst...
Shkodra alarmon autoritetet/ Dyfishohen brenda 24 orëve rastet e reja me COVID-19, 304 raste të reja… lajm i mirë: 89 të s
COVID-19, çfarë dimë deri tani SHQIPËRI- Neglizhenca e dy familjeve në Shkodër ka sjellë dyfishimin e rasteve me koronavirus në këtë qytet. Situata ...
Çfarë ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 3 prill 2020
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë bllokimin e shqiptarëve në kufin grek dhe...
COVID-19/ 9 pacientë të tjerë fitojnë betejën me virusin, Rama: Ky është një lajm i mirë
Tiranë- Kryeministri Edi Rama, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka njoftuar se betejën me COVID-19 e kanë fituar edhe 9 pacientë të tjerë. “Lajm i mirë, 9 t...