Aktualitet

“Më duket se ka Covid-19 dhe përdor lente”/ Pjesë e grupit që transportonte drogë drejt Greqisë, ish-nëndrejtori i sp

3 Prill 2020, 08:51 Nga DOSJA
“Më duket se ka Covid-19 dhe përdor lente”/ Pjesë e

TIRANË– Ish- nëndrejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, një nga 14 të arrestuarit e grupit që transportonin drogë nga Shqipëria drejt Greqisë ka kërkuar lirinë. Mësohet se Llanaj ka bërë kërkesë për ndryshimin e masës nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, nëpërmjet avokatit të tij. Sipas AbcNews, avokati Arbër Hoxha ka arsyetuar se Llanaj duhet të vendosë lente duke prekur sytë për shkak të problemeve me shikimin dhe rrezikon që në qeli të marrë koronavirusin duke qenë se ai ngjitet edhe përmes kontaktit.

Në kërkesë, avokati i Llanajt shpjegon se ai Krahas kësaj, avokati i Llanajt thekson se ky i fundit ka patur simptoma të dukshme si ato të koronavirusit si kollë, temperaturë, diarre dhe probleme të lehta me frymëmarrjen.

Florenc Llanaj, është një ndër personat e arrestuar gjatë operacionit të bujshëm të Forcave Speciale dje në Sarandë dhe disa qytete të tjerë. Operacioni u zhvillua në muajin maj të vitit 2019, ku 14 persona ranë në pranga, mes të cilëve edhe i konsideruari si koka e grupi, Kejdi Sadushi, një i sapoliruar nga burgu në Greqi dhe i rikthyer në Korçë për të riaktivizuar grupin e kanabisit. Bashkë me të u arrestuan edhe zv.drejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, dhe futbollisti i ekipit të “Delvinë” Adrian Xhibro, me të cilët mbante kontakt kreu i bandës njohur me nofkën “Kosta”.

Sipas informacioneve Kejdi Sadushi e siguronte drogën në qytete të ndryshme të Shqipërisë, më tej në konakte me zv.drejtorin Llanaj dhe Xhibron, gjenin personat që do trafikonin drogën me çanta shkolle në supë, përmes kufirit të gjelbër nga Igumenica për në Athinë.

Të arrestuar

Petrit Nanaj (Peço)

Mikel Jorgji

Odise Ymeri

Besmir Ymeri

Artan Hoxha

Elton Llanaj

Trimosh Leskaj

Edvin XHibro

Malo Mala

Kejdi Sadushi

Florenc Llanaj

Adrian Xhibro

Armando Zholi

Drin Xhepexhiu

Gjithashtu u shpallën në kërkim:

Spiro Lila

Orgest Hysa

Pashk Syla

Aleks Likaj

Emiliant (Emilian) Lamkollari

Aleks Nanaj (Adil Nano)

Detyrim paraqitje u dha për:

Jonida Jorxhi

Poliskeni Korro, me pseudonimin Sara

Në burg u lanë:

Andrea Caca

Ervin Hysaj

Kujtim Zmalaj

Donaldo Nela

Hetimet për këtë grup kanë nisur që në shtator të vitit 2018 dhe në 10 muaj hetime, në total bashkë me autoritetet greke, janë arrestuar 61 persona, shqiptarë dhe të huaj mes të cilëve grekë, rusë dhe rumunë., të cilëve u janë zbuluar 15 raste trafiku.

(f.m. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arbër hoxha florenc llanaj operacioni greko-shqiptar arbër hoxha florenc llanaj operacioni greko-shqiptar

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Prill 2020, 07:46

Tiranë- Mjeku Pëllumb Pipero tha në studion e emisionit “Opinion” se në spitalin infektiv po përdoren një sërë terapish për personat e prekur nga koronavirus. A...