Bota

Rritet sërish numri i viktimave nga COVID-19 në Itali, sot vdiqën 760 persona

2 Prill 2020, 16:12 Nga DOSJA
Rritet sërish numri i viktimave nga COVID-19 në Itali, sot vdiqën

ITALI- Numri i viktimave në Itali është rritur sërish në 24 orët e fundit duke rënduar akoma më tej bilancin e luftës më COVID-19. Sipas raportit të Emergjencave Civile në Itali bëhet me dije se sot kanë humbur jetën 760 pacientë.

Tashmë në Itali numri i përgjithshëm i viktimave është 13 915, bilanc i cili ka çuar sistemin e shëndetësisë në kolaps. Një ditë më parë humbën jetën 727 persona 33 më pak se sot.

Ndërkohë vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 4 668 raste të reja me koronavirus dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur 115 242. Po ashtu bëhet me dije se numri i të infektuarve aktiv është 83,049 dhe të shëruar janë 17 mijë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne itali viktimat e covid ne itali koronavirusi ne itali viktimat e covid ne itali

Sondazh

Poll