Bota

PAMJE/ I gjejnë test shtatzënie, dy djemtë nga Maqedenia rrahin me shkelma vajzën, një tjetër filmon skenat

2 Prill 2020, 14:19 Nga DOSJA
PAMJE/ I gjejnë test shtatzënie, dy djemtë nga Maqedenia rrahin

MAQEDONI  E VERIUT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtip të Maqedonisë së Veriut, ku një vajzë është dhunuar rëndë nga dy djem. E gjitha është filmuar nga një i tretë dhe më pas është shpërndarë në rrjetet sociale.

Në video shihet se si dy djemtë e rinj dhunojnë, shkelmojnë dhe fyejnë vajzën, ndërsa në fillim të videos një prej tyre mban në dorë një test shtatzënie. Megjithatë nuk kuptohet se përse ka nisur debati mes tyre.

Pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale, Policia ka arrestuar dy personat që kanë dhunuar vajzën, dy të rinjtë me iniciale  S.A. dhe P.R. Të dy ata mund të rrezikojnë deri në 3 vite heqje lirie.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni maqedoni e veriut maqedoni e veriut

Sondazh

Poll