Bota

Dyfishohet numri i të papunëve në SHBA, 6.6 milionë amerikanë mbeten në shtëpi nga COVID-19

2 Prill 2020, 15:19 Nga DOSJA
Dyfishohet numri i të papunëve në SHBA, 6.6 milionë

SHBA– Koronavirusi i përhapur kaq shumë në mbi 200 vende të botës ka goditur shumë edhe ekonomitë e kombeve.

Mediat e huaja kanë shkruar së fundi se virusi i përhapur në SHBA ka rritur ndjeshëm papunësinë, ku deir më tani ka lënë të papunë rreth 6.6 milionë banorë.

Ndërkohë për vetëm një javë numri i të qytetarëve të papunë është  dyfishuar, sepse nga raportimi i  fundit i autoriteteve amerikane ishin 3.3 milionë të papunë.

Në total për vetëm 14 ditë 10 milionë amerikanë kanë aplikuar për papunësi.

Ndërkohë ky lajm vjen kur Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Amerika do të  përjetoj javë të  vështira si shkak i koronavirusit.

Por Qeveria amerikane ka miratuar një paketë prej 2.2 trilionë dollarësh për të ndihmuar ekonominë dhe qytetarët.

Në të gjithë territorin e SHBA-ve numëorohen 5152 viktima dhe  mbi 200 mijë qytetarë të infektuar.

Burimi:  washingtonpost

 A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll