Bota

Imazhe apokaliptike në Ekuador, viktimat e COVID-19 hidhen në rrugë e më pas digjen (VD)

2 Prill 2020, 14:45 Nga DOSJA
Imazhe apokaliptike në Ekuador, viktimat e COVID-19 hidhen në

EKUADOR– Përhapja e koronavirusit në edhe në Ekuador ka shkaktuar një situatë të vështirë për qytetarët atje pasi shifrat e viktimave dhe të të infektuarëve kanë shënuar një rritje ditë pas dite.

Guayaquil është edhe qyteti më i prekur në Ekuador ku një video e bërë virale së fundmi tregon se atje situata e koronavirusit pothuajse ka dalë jashtë kontrollit

Në video duket se kufomat e Covid-19 kanë mbetur nëpër rrugët e qytetit pasi janë mbështjellë me qese plastike e ku më pas u është vënë zjarri.

Këto pamje dramatike ka tronditur botën, pasi raste të tjera me qindra kufoma të lëna përtokë janë parë edhe në SHBA, apo në Itali që mbushën dhjetra kamionë ushtarakë, por kjo që ndodh në këtë qytet është pothuajse  “apokaliptike”.

Duket qartazi sesi që në vend mungojnë ambulancat, morgjet janë në kapacitete të pakta duke shkaktuar këtë rrëmujë e situatë kaotike në vend.

Ndërkohë shihet që një grup oficerësh të policisë hedhur një trup nga kamioni në rrugë. Gjithashtu edhe familjarët e të ndjerëve detyrohen të largojnë të dashurit e tyre të  vdekur nga shtëpitë, thjeshtë  duke i  nxjerrë në rrugë me një qese plastike.

Mësohet që edhe pasi disa banorë kanë telefonuar urgjencën për të zgjidhur situatë, askush nuk është përgjigjur.

Burimi: Fanpage.it 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ekuador koronavirusi ne shba ekuador koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll