Bota

Deklarata e Shteteve Anëtare të BE-së: Nuk duhet të kufizohet liria e shprehjes dhe e shtypit

2 Prill 2020, 13:50 Nga DOSJA
Deklarata e Shteteve Anëtare të BE-së: Nuk duhet të

BRUKSEL– Ditën e sotme për mes një deklarate diplomatike vendet anëtare të BE-së: Belgjika, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Hollanda, Portugalia, Spanja, Suedia kanë deklaruar se është e ligjshme që Shtetet Anëtare të BE-së të marrin masa të jashtëzakonshme për të mbrojtur qytetarët e tyre dhe për të tejkaluar këtë krizë.

“Në këtë situatë të paparë, është e ligjshme që Shtetet Anëtare të marrin masa të jashtëzakonshme për të mbrojtur qytetarët e tyre dhe për të kapërcyer krizën. Sidoqoftë, ne jemi thellësisht të shqetësuar për rrezikun e shkeljeve të parimeve të sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave themelore që rrjedhin nga miratimi i disa masave emergjente. Masat emergjente duhet të kufizohen në ato që janë rreptësisht të nevojshme, duhet të jenë me natyrë proporcionale dhe të përkohshme, të jenë subjekt i një kontrolli të rregullt dhe të respektojnë parimet e lartpërmendura dhe detyrimet e ligjit ndërkombëtar. Ata nuk duhet të kufizojnë lirinë e shprehjes ose lirinë e shtypit.“- thuhet në deklaratë.

Gjithashtu në deklaratën e tyre thuhet se ata nuk duhet të kufizojnë lirinë e shprehjes ose lirinë e shtypit.

“Ne kemi nevojë që së bashku të kapërcejmë këtë krizë dhe të mbështesim bashkarisht parimet dhe vlerat tona evropiane në këtë rrugë. Prandaj ne mbështesim nismën e Komisionit Evropian për të monitoruar masat emergjente dhe zbatimin e tyre për të siguruar që vlerat themelore të Bashkimit të mbështeten, dhe ftojmë Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme që të marrë çështjen kur është e përshtatshme.”– përfundon deklarata.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota be koronavirusi ne europe be koronavirusi ne europe

Sondazh

Poll