Bota

“Ne nuk jemi në fillim të fundit, por në fund të fillimit të epidemisë!” Kryeministri grek: Qëndroni në shtëpi, pri

2 Prill 2020, 13:01 Nga DOSJA
“Ne nuk jemi në fillim të fundit, por në fund të

GREQI– Greqia është një ndër vendet e prekura nga koronavirusi, ku numri i viktimave dhe të infektuarëve është rritur ditët e fundit.

Ditën e sotme kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit të tij se duhet të vijojnë ende me zbatimin e masave të marra, sepse sipas tij prilli do të jetë muaji më kritik në luftën kundër COVID-19.

“Ne nuk jemi në fillim të fundit, por në fund të fillimit.”- ka deklaruar Mitsotakis në parlament.

Duke ju kërkuar njerëzve të qëndrojnë në shtëpi, ai ka thënë se mos zbatimi i masave çon në pasoja që do paguhen nga vet njerëzit.

Qeveria greke ka mbyllur restorantet, baret, dyqanet, parqet e lojrave, shkollat, qendra tregtare, universitetet dhe qendrat sportive në pengimin e  përhapjes së koronavirusit.

“Prilli do të jetë muaji më kritik, e nëse ne zbusim masat, do të na duhet të paguajmë për këtë ndaj nuk duhet ta lejojmë të ndodhë.”-  u shpreh  Mitsotakis.

Ndër të tjera ai tha se Greqia i ka shmangur ngjarjet tragjike, sikurse ka  ndodhur në SHBA, Spanjë e sidomos në Itali.

Deri më tani qeveria greke ka raportuar 1.415 njerëz të infektuar me koronavirus dhe 50 viktima.

Në rang global  mbi 47 mijë njerëz kanë humbur jetën ndërsa 936,204 të tjerë janë të infektuar.  Epiqendra e COVID-19 është Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Spanja, Italia dhe Franca. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 13 mijë. Ndërkohë në Spanjë kanë humbur jetën mbio 10 mijë persona. Edhe Franca po lufton çdo ditë me COVID-19, por atje virusi po bën ‘kërdinë’, pasi deri më tani kanë humbur jetën 4,032 persona. Virusi është përhapur shumë edhe në Ballkan. Raste të reja çdo ditë në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 277, ndërkohë që 16 persona kanë ndërruar jetë.

Burimi: ekathimerini.com 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll