Bota

Kthehet makthi i epidemisë në Kinë, mbyllen kafet dhe restorantet

2 Prill 2020, 12:54 Nga DOSJA
Kthehet makthi i epidemisë në Kinë, mbyllen kafet dhe restorantet

KINË– Kina në fillim ishte epiqendra e sëmundjes vdekjeprurës të koronaviruisit e cila mori mijëra jetë njerëzish. Para disa ditësh nuk pati asnjë rast të prekur me koronavirus dhe u bë me dije se të gjithë personat u shëruan.

Mirëpo mesa duket ky makth nuk do të marr fund për Kinën pasi mediat e huaja raportojnë se ai është kthyer përsëri. Qeveria e Hong Kongut ditën e sotme ka urdhëruar mbylljen e klubeve dhe të resoranteve për të luftuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit pasi ditët e fundit janë regjistruar 802 persona të infektuar me koronavirus.

Ndërkohë në izolim total është vënë krahina e Jia, krahina e Hubeit, është epiqendra e pandemisë. Banorët e zonës do të marrin leje për të dal nga shtëpia dhe për të shkuar në punë, por para kësaj atyre do u matet temperatura dhe do të vendosin masa mbrojtëse.

Në rang global  mbi 47 mijë njerëz kanë humbur jetën ndërsa 936,204 të tjerë janë të infektuar.  Epiqendra e COVID-19 është Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Spanja, Italia dhe Franca. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 13 mijë. Ndërkohë në Spanjë kanë humbur jetën mbio 10 mijë persona. Edhe Franca po lufton çdo ditë me COVID-19, por atje virusi po bën ‘kërdinë’, pasi deri më tani kanë humbur jetën 4,032 persona. Virusi është përhapur shumë edhe në Ballkan. Raste të reja çdo ditë në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 277, ndërkohë që 16 persona kanë ndërruar jetë.

Burimi: scmp

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll