Bota

Mbi 5 mijë të infektuar. Suedia asnjë masë kufizuese për Covid-19

2 Prill 2020, 13:17 Nga DOSJA
Mbi 5 mijë të infektuar. Suedia asnjë masë kufizuese

SUEDI- E gjithë bota është e izoluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, por Suedia është i vetmi vend më botë që nuk ka marrë asnjë masë kufizuese ndaj pandemisë së koronavirusit, edhe pse deri më tani ka marrë 230 jetë njerëzish dhe janë infektuar 5 mijë të tjerë në vend.

Fotot e mëposhtme tregojnë se njerëzit vazhdojnë jetën normalish dhe nuk mbrohen, ndësra media prestigjoze ‘Daily Mail’ shkruan se Suedia mund të pësojë një katastrofë nëse nuk merren masa parandaluese për këtë sitautë.

Ndërsa frika më e madhe është se këta njerëz mund të lëvizin drejt Europës dhe do përhapin koronavirusin.

Zyrtarisht nuk ka akoma asnjë konfirmim nëse Suedia po ndjek parimin e imunitetit të masës, që thotë se duhen infektuar 60 përqind e popullsisë për të fituar imunitetin e popullatës.

Në rang global  mbi 47 mijë njerëz kanë humbur jetën ndërsa 936,204 të tjerë janë të infektuar.  Epiqendra e COVID-19 është Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Spanja, Italia dhe Franca. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 13 mijë. Ndërkohë në Spanjë kanë humbur jetën mbio 10 mijë persona. Edhe Franca po lufton çdo ditë me COVID-19, por atje virusi po bën ‘kërdinë’, pasi deri më tani kanë humbur jetën 4,032 persona. Virusi është përhapur shumë edhe në Ballkan. Raste të reja çdo ditë në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 277, ndërkohë që 16 persona kanë ndërruar jetë.

 (A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne suedi koronavirusi ne suedi

Sondazh

Poll