Bota

Vdesin 569 njerëz brenda 24 orëve, shkon në 2921 numri i viktimave në Britani nga koronavirusi

2 Prill 2020, 14:10 Nga DOSJA
Vdesin 569 njerëz brenda 24 orëve, shkon në 2921 numri i

ANGLI– Mbretëria e Bashkuar ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 569 njerëz duke e çuar numrin total të të vdekurve në 2,921.

Mediat e vendase shkruajnë se  ky është një katërfishim i numrit të viktimave brneda një jave, ndërsa mësohet se zyrtarët e shëndetësisë kanë regjistruar edhe 4,200 raste të reja me COVID-19, duke bërë që britania të rregjistrojë rreth 33,718 të infektuar nga ky virus.

Bilanci i sotëm është edhe më i larti për këtë vend, duke bërë që kriza e virusit të shkatërrojë Britaninë e Madhe. Sot është dita e tretë që është regjistruar një shifër kaq e lartë brenda një dite.

Por numri i të infektuarëve ditën e sotme është më i ulët, pasi dje u raportuan  4,324 të infektuar.

Statistikat e Departamentit të Shëndetësisë nënkuptojnë se numri i vdekjeve të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar pothuajse është katërfishuar në gjashtë ditë.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne britani koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll