Politike

Alibeaj kërkon transparencë për tenderin 1,5 milionë euro të ushqimeve: Rama dhe Xhaçka nuk përgjigjen por sulmojnë Opoz

2 Prill 2020, 12:41 Nga DOSJA
Alibeaj kërkon transparencë për tenderin 1,5 milionë euro

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar transparencë nga qeveria në lidhje me tenderin 1.5 milionë eurosh që iu dha kompanisë në Maqedoni. Në një deklaratë për mediat, Alibeaj shprehet se kryeministri Edi Rama dhe ministrja Olta Xhaçka, në vend që të sqarojnë publikun, hedhin baltë mbi Opozitën, referuar reagimit të fundit të ministres.

Sipas Alibeajt, sulmi me shpifje vetëm zbulon sa nervozë janë Rama dhe Xhaçka dhe se po fshehin të vërtetën e skandalit me 1,5 milion euro të shqiptarëve, për ushqimet e njerëzve në nevojë, që i janë dhënë një kompanie kompjuterash pa asnjë lidhje, në Maqedoni.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Të dashur qytetarë, Kemi 3 ditë që i kërkojmë qeverisë të bëjë transparencë për tenderin 1,5 milionë euro të ushqimeve, të bukës suaj.

• Pse ky tender iu dha një kompanie kompjuterash në Maqedoni?
• Kush fshihet pas saj?

Për 3 ditë Edi Rama dhe Olta Xhaçka heshtën. Asnjë fjalë, asnjë përgjigje. Sot, pas 3 ditësh, në vend të transparencës, Xhaçka sulmoi me gjuhë urrejtje opozitën. Ju të gjithë e dini thënien “mbrojtja më e mirë është sulmi. Por sulmi me shpifje vetëm zbulon sa nervozë janë Rama dhe Xhaçka. Zbulon se po fshehin të vërtetën e skandalit me 1,5 milion euro të shqiptarëve, për ushqimet e njerëzve në nevojë, që i janë dhënë një kompanie kompjuterash pa asnjë lidhje, në Maqedoni. Rama dhe Xhaçka e kanë për detyrë t’u përgjigjen pronarëve të 1,5 milonë eurove, që jane taksapaguesit shqiptarë:

1. Pse, mes 35 000 kompanive shqiptare që merren me furnizimin e ushqimeve, zgjodhi për t’i dhënë 1,5 milionë euro, kompanisë së kompjuterave nga Maqedonia?
2. Pse ia dha tenderin një kompanie maqedonase, e cila shtoi si subjekt tregtinë e ushqimeve vetëm 6 ditë para tenderit?
3. Kush fshihet pas kësaj afere? Kush po përfiton në kurriz të njerëzve në nevojë? Asnjë sulm me gjuhë urrejtje dhe asnjë shpifje kundër opozitës që po mbron interesat e shqiptarëve, nuk mbulon apo justifikon abuzimet me paratë e shqiptarëve në këtë kohë lufte. Vjedhja dhe abuzimi me paratë dhe bukën e shqiptarëve duhet të marrin ndëshkimin e merituar. SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm duhet ta lënë karantinën dhe tën isin menjëherë hetimin e kësaj çështje.

Dy ditë pas akuzave të Partisë Demokratike dhe kallëzimit në SPAK të ministres së Mbrojtjes, për ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka për tenderin me vlerë 1.5 milionë euro që iu dha kompanisë Eurovia, ka ardhur edhe qëndrimi zyrtar i MM. Përmes një video-mesazhi në Facebook, Xhaçka hodhi poshtë akuzat e PD-së duke i quajtur si ‘inskenime si lloji i Babales’. Ministrja iu përgjigj akuzës se pse tenderi u bë pa garë dhe në një kohë aq të shpejtë, dhe tha se procedura e ndjekur është ligjore, ndërkohë që nuk komentoi akuzat e tjera, sepse kjo kompani nuk ka eksperiencë në këtë fushë, apo faktin që 7 ditë para se të shpallej fituese shtoi në objektin e aktivitetit edhe “tregtimin e ushqimeve”.

Selia blu bëri me dije se ka kallëzuar në SPAK, (prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Sipas PD, MM i ka dhënë një tender në kundërshtim me procedurat kompanisë “Eurovia”. Tenderi që lidhet me ushqimet i është dhënë kësaj kompanie, e cila deri para disa ditësh kishte si objekt aktiviteti vetëm tregtinë e kompjuterave dhe aksesorëve elektronikë. Për çudi, një javë më parë, kompania ka shtuar edhe fushën e tregtimit të pijeve dhe ushqimeve, dhe më pas, ka fituar pa garë këtë tender, me vlerë 1.5 milionë euro. Një tjetër pikëpyetje për këtë tender është edhe fakti se në specifikat e tij, duhet që kompania fituese të kishte tre vite që merrej me tregtimin e ushqimeve, gjë që Eurovia nuk e ka.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike “eurovia” edi rama enkelejd alibeaj olta xhacka tenderi per ushqimet “eurovia” edi rama enkelejd alibeaj olta xhacka tenderi per ushqimet

Sondazh

Poll