Politike

Bllokimi i shqiptarëve në kufi/ PD thirrje qeverisë: Është e paligjshme dhe absurde, duhet të riatdhesohen

2 Prill 2020, 09:50 Nga DOSJA
Bllokimi i shqiptarëve në kufi/ PD thirrje qeverisë:

Tiranë- Partia Demokratike i kërkon qeverisë që të lejojë që të futen në tokën shqiptare, shqiptarët e bllokuar në pikat doganore. Arben Kashahu, sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë, nga selia e PD-së deklaroi se vendimi aktual i qeverisë është kriminal dhe anti-ligjor dhe se të gjithë shqiptarët që kanë ngelur jashtë vendit duhet të riatdhesohen.

Qindra qytetarët shqiptarë nuk po lejohen të futen në territorin shqiptar sepse sipas informacioneve që ne kemi nuk ka asnjë pengesë as nga Greqia, as nga Mali i Zi Mbyllja e kufijve ajëror, detar apo tokësor, si masë parandaluese për përhapjen e  COVID-19 nuk mund të shërbejë si justifikim për braktisjen nga shteti të qytetarëve shqiptarë, që situata i gjeti të papërgatitur në një shtet të huaj. Ata nuk mund të lihen në mes të 4 rrugëve, kjo nuk mund të ndodhë në kufirin shqiptar dhe atë malazez, po ndodh edhe me shqiptarët e braktisur kudo, në Francë, Spanjë, Gjermani, kudo. Është e paligjshme dhe absurde që të mos lejosh qytetarët shqiptarë të kthehen në shtëpitë e tyre, që shkojnë tek fëmijët apo prindërit. Nga të dhënat e ardhura në PD rezulton se shumica dërmuese e tyre janë orej 24 orësh në të frohtë pa ngrënë,  kjo është kriminale. Qeveria ka detyrimin që të kujdeset për qytetarët e saj. PD i kërkon qeverisë që të lejojë qytetarët në kufirin me Greqinë dhe Malin e Zi që të hyjnë në Shqipëri. Qeveria duhet të riatdhesojë çdo shqiptar, çdo pengesë është papërgjegjshmëri dhe kushton shtrenjtë.”, u shpreh Arben Kashahu. 

Pas përhapjes së COVID-19 në vendin tonë, qeveria ka mbyllur kufijtë me vendet e tjera. Në pikat doganore lejohen të kalojnë vetëm kamionë dhe furgonë që transportojnë mallra ushqimore, medikamente e mjete spitalore. Një ditë më parë ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj u shpreh se ai është në kontakt të vazhdueshëm me palën greke për këtë çështje.  Mëngjesin e sotëm janë lejuar të futen në tokën shqiptare nga pika doganore e Kakavijës 30 shqiptarë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben kashahu arben kashahu

Sondazh

Poll