Politike

Tenderi 1.5 milionë për ushqimin, PD: Kallzim penal në SPAK për Olta Xhaçkën

PD bën me dije se ky tender i realizuar me urgjencë në këtë kohë krize, ku është shpallur fituese pa garë, një kompani kompjuterash, është një aferë e pastër korruptive dhe klienteliste.
Featured image of article: Tenderi 1.5 milionë për ushqimin, PD: Kallzim penal në SPAK për Olta Xhaçkën Olta Xhaçka dhe Partia Demokratike

TIRANË- Partia Demokratike pas dy deklarave për media, ku denoncoi se Ministria e Mbrotjes kishte dhënë një tender 1.5 milionë Euro pa garë në shkelje të ligjit ka depozituar sot një kallëzim penal në SPAK, për Olta Xhaçkën. Në një reagim për mediat PD bën me dije se ky tender i realizuar me urgjencë në këtë kohë krize, ku është shpallur fituese pa garë, një kompani kompjuterash, është një aferë e pastër korruptive dhe klienteliste.

PD  fton prokurorinë që të veprojë me urgjencë për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të kujtdo që, edhe në kohë pandemie vjedh. Në këtë kohë krize është e domosdoshme mirëmenaxhimi i fondeve publike dhe rritja e përgjegjshmërisë së institucioneve shtetërore”, shtohet në njoftim.

REAGIMI I PLOTË

Pas dokumentimit të skandalit me tenderin e blerjes së ushqimeve nga Ministria e Mbrojtjes, ku një kompani elektronike dhe ndërtimi, u shpall fituese për tregimin e ushqimeve, në kundërshtim me ligjin, Partia Demokratike e Shqipërisë do të paraqesë nesër në mëngjes kallëzim penal në SPAK ndaj Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Ky tender i realizuar me urgjencë në këtë kohë krize, ku është shpallur fituese pa garë, një kompani kompjuterash, është një aferë e pastër korruptive dhe klienteliste, për shkak se:

1. Kompania që Edi Rama dhe Olta Xhaçka kanë parapërzgjedhur t’i japin plot 1.5 milion euro nuk ka asnjë eksperiencë në tregtimin e produkteve ushqimore. Kompania “Eurovia” është e specializuar për pajisje kompjuterike dhe ndërtim, jo për tregtimin e produkteve ushqimore.
2. E njoftuar parapakisht për hapjen e këtij tenderi, në datë 19 Mars 2020, pra vetëm 6 ditë para se të shpallej fituese e tenderit për ushqime nga Ministria e Mbrojtjes, kompania “Eurovia” shpk, dega Shqipëri, ka modifikuar objektin e aktivitetit të saj, duke shtuar edhe tregtimin në produktet ushqimore. Vetëm 6 ditë pas këtij modifikimi, pa asnjë eksperiencë në këtë fushë, ajo shpallet fituese e tenderit 1.5 milionë euro të zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes për paketat ushqimore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Organi i prokurorisë duhet të veprojë me urgjencë për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të kujtdo që, edhe në kohë pandemie vjedh. Në këtë kohë krize është e domosdoshme mirëmenaxhimi i fondeve publike dhe rritja e përgjegjshmërisë së institucioneve shtetërore.

Në tenderin e Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka rezulton e provuar kryerje e tre veprave penale dhe konkretisht: “Shpërdorimi i detyrës”; “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë; parashikuar nga nenet 258, 258 dhe 260 të Kodit Penal.

Gjatë ditës së sotme, ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka dalë dy herë në konferencë për shtyp duke i kërkuar përgjigje lidhur me tenderin ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçkës dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, nga 35.099 kompani në garë për tenderin 1.5 milionë eurosh për blerjen e ushqimeve për Rezervën e Shtetit kishte fituar “Eurovia” shpk., nga Maqedonia e Veriut. 

Demokrati shtoi se kompania ishte regjistruar në Shqipëri thuajse një vit më parë, më 19 mars të 2019 dhe kishte administrator Emir Shefitin, një pronar kompanie bastesh sportive të regjistruar në Tetovë, të quajtur “Sports and More”. Aktiviteti i kompanisë ka qenë i lidhur kryesisht me pajisje elektronike, ndërtim dhe sisteme kompjuterike por vetëm 6 ditë para tenderit kanë shtuar edhe “tregëtim ushqimesh”.

(a.b.k.m/dosja.al)

Shto Koment