Politike

COVID-19/ Kuvendi përgjysmon pagën e deputetëve për 3 muaj, vendimi u mor sot në një mbledhje online

2 Prill 2020, 09:09 Nga DOSJA
COVID-19/ Kuvendi përgjysmon pagën e deputetëve për 3 muaj,

Tiranë- Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë do t’u përgjysmohet paga për 3 muaj, pas situatës së krijuar në vend nga COVID-19. Ky vendim është marrë ditën e sotme, në  një mbledhje online të drejtuar nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi në Byronë e Kuvendit.

“Byroja vendosi që, në kuadrin e masave për të lehtësuar përballimin e situatës së pandemisë, krijuar nga koronavirusi COVID-19, në shenjë solidariteti me qytetarët dhe bizneset e prekur nga masat ndaluese të koronavirusit, paga e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë  të përgjysmohet për një periudhë tremujore”, thuhet në njoftimin zyrtar nga zyra e shtypit të Kuvendit.

Ndërkohë, Ruçi iu ka dërguar një letër drejtuesve të tridhjetë të institucioneve kushtetuese dhe institucioneve që të marrin të njëjtën nismë si deputetët e PS-së, për përgjysmimin e pagës së tyre për një periudhë tremujore.

Një ditë më parë deputetët e Partisë Socialiste morën vendimi që gjysma e pagës së tyre t’i vihet në dispozicion buxhetit të shtetit, pas situatës së krijuar në vend nga COVID-19. Nismës i është bashkuar edhe Presidenca bashkë me presidentin Ilir Meta. Ndërkohë, dy ditë më parë, qeveria vendosi të përgjysmojë për 3 muaj pagat e kryeministrit, zv.kryeministrit dhe kabinetit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grupi i ps dhuron rrogen koronavirusi ne shqiperi grupi i ps dhuron rrogen koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll