Politike

COVID-19/ Rama: Rinis puna nëpër kantierë, ekonomia e luftës do të vihet në lëvizje me pikatore

2 Prill 2020, 08:41 Nga DOSJA
COVID-19/ Rama: Rinis puna nëpër kantierë, ekonomia e luftës

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka rifilluar puna në disa kantierë të vendit, kryesisht në zonat rurale. Kreu i qeverisë nëpërmjet një postimi në Facebook është shprehur se ekonomika e luftës do të  vihet në lëvizje me hapa shumë të matur, me qëllimin që të garantohen edhe sa më shumë vende pune. Kantierët që do të rihapen janë në zonat rurale të Elbasanit, Lushnjes, Shkodrës, Konispolit, Borshit, Fushë-Krujës dhe Fierit.

POSTIMI I PLOTE:

KANTIERET RIFILLOJNË ME PIKATORE NË ZONAT RURALE TË ELBASANIT, LUSHNJËS, SHKODRËS, KONISPOL, BORSH, FUSHË-KRUJË, FIER, DUKE GARANTUAR RREGULLIN E DISTANCËS SË SIGURTË PËR PUNONJËSIT

? EKONOMIA E LUFTËS DO TË VIHET ME HAPA SHUMË TË MATUR NË LËVIZJE, PËR TË GARANTUAR SA MË SHUMË VENDE PUNE NËN BOMBARDIM DHE FRYMËMARRJEN JETIKE NË SHTËPINË TONË TË PËRBASHKËT

? DO TË VAZHDOJMË TË MBROHEMI SHUMË FORT, DUKE ORGANIZUAR KUNDËRSULME NË PIKA NEVRALGJIKE PËR TË SIGURUAR RRUGËT E FRYMËMARRJES NË MUAJT E ARDHSHËM DURIM DHE BESIM, SI NJË TRUP I VETËM??

Një ditë më parë kryeministri i vendit deklaroi se lehtësimi i masave për lëvizjen do të nisë nga java e ardhshme. Kreu i qeverisë shtoi se duhet të presim që të ulet kurba e koronës, për të vepruar më tej.  Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 277. 16 persona kanë ndërruar jetë. Viktima e fundit është një 76-vjeçar nga Durrësi, i cili prej 3 ditësh ishte i intubuar.  Ndërsa, numri i të shëruarve ka shkuar në 76.  Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 143 raste në Tiranë, 30 në Durrës 23 në Fier dhe 16 në Korçë.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama plani i masave per covid-19 edi rama plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll