Politike

‘Dorëzo mandatin’/ Bylykbashi s’i ndahet Ramës: Alo Edi… Gënjeve median italiane, apo në formular?

2 Prill 2020, 10:34 Nga DOSJA
‘Dorëzo mandatin’/ Bylykbashi s’i ndahet Ramës: Alo

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit ndryshoi versionin për arrestimin në Itali. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bylykbashi ka publikuar një pjesë të intervistës së kryeministrit për “Gazzeta Dello Sport”, ku ky i fundit pohon se është arrestuar në Bolonja.

Reagimi i plotë:

Ke genjyer median italiane apo ne formular te dekriminalizmitE shkruar e zeze mbi te bardhe : “me kane arrestuar njehere ne Bolonja”. Ka dy mundesi zoti Rama:
1. Ose ne delir e siper ke genjyer median italiane
2. Ose ke genjyer ne formularin e dekriminalizimit.
Alo Edi, pa u nervozuar dhe pa batuta bajate duhet te pergjigjesh per kete.
Je genjeshtar delirant apo te duhet te dorezosh mandatin si cereku i deputeteve te partise tende?

Fotoja e publikuar nga Bykylykbashi:

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi në një intervistë për Gazetta Dello Sport, se vite më parë është arrestuar në Bologna pasi ka kundërshtuar një funksionar të policisë. Dosja.al e raportoi një ditë më parë faktin që kryeministri ka bërë shkelje në plotësimin e formularit të vetëdeklarimit duke mospranuar se ka qenë i arrestuar në Itali. Kryeministri arrestimin e tij duhet ta deklaronte që pas hyrjes në fuqi të ligjit, në dhjetor 2015, pasi sipas ligjit të gjithë të zgjedhurit duhet të bënin këto deklarime dhe kush kishte shkelje të ligjit humbiste mandatin. Sot Rama mohoi të jetë arrestuar dhe thotë se bëhet fjalë për një sherr.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrestimi i rames ne itali edi rama gazzeta dello sport oerd bylykbashi arrestimi i rames ne itali edi rama gazzeta dello sport oerd bylykbashi

Sondazh

Poll