Politike

“Ka miliona mbijetues, bëji 1 milion e një”, Rama inkurajon me shprehjen e aktorit amerikan

2 Prill 2020, 07:43 Nga DOSJA
“Ka miliona mbijetues, bëji 1 milion e një”, Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të inkurajojë të gjithë shqiptarët që janë të izoluar për shkak të koronavirusit me shprehjen e aktorit amerikan Tom Hanks. Në një foto të publikuar ku shihet ylli amerikan, kryeministri u ka uruar një ditë të mbarë të gjithë ndjekësve të tij.

“Ka miliona mbijetues, bëji 1 milion e një,”- shkruhet mbi foton e Hanks. “Të çmuara,”- shkruan kryeministri krah fotos.

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 259. 15 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 76. Ndërkohë, harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në tiranë, 26 në durrës 23 në fier dhe 15 në korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll