Politike

COVID-19/ Yuri Kim: Nxisim me forcë distancimin social, por puna në sistemin e drejtësisë duhet të vijojë

2 Prill 2020, 08:30 Nga DOSJA
COVID-19/ Yuri Kim: Nxisim me forcë distancimin social, por puna në

Tiranë- Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka deklaruar se puna në sistemin e drejtësisë duhet të vijojë edhe pse në vend është përhapur COVID-19. Kim thekson se drejtësisa e vërtetë nuk ndalet kurrë dhe se SHBA gjithmonë e ka mbështetur Reformën në Drejtësi në Shqipëri.

Nxisim me forcë distancimin social, por kjo nuk do të thotë që sistemi i drejtësisë të ndalojë së punuari. Ne kemi mbështetur Reformën në Drejtësi që prej fillimit. Drejtësia e vërtetë nuk ndalet kurrë. SHBA qëndron pranë Shqipërisë.”, është shprehur Kim.

Kjo deklaratë e Yuri Kim vjen në një kohë kur numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 277. 16 persona kanë ndërruar jetë. Viktima e fundit është një 76-vjeçar nga Durrësi, i cili prej 3 ditësh ishte i intubuar.  Ndërsa, numri i të shëruarve ka shkuar në 76.  Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 143 raste në Tiranë, 30 në Durrës, 23 në Fier dhe 16 në Korçë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike reforma ne drejtesi viktimat e covid ne shqiperi yuri kim reforma ne drejtesi viktimat e covid ne shqiperi yuri kim

Sondazh

Poll