Politike

Arrestimi në Itali/ Bylykbashi: Rama shkeli ligjin e dekriminalizimit dorëzo mandatin! Kryeministri: Ju ka ikur truri, kam bë

2 Prill 2020, 09:09 Nga DOSJA
Arrestimi në Itali/ Bylykbashi: Rama shkeli ligjin e dekriminalizimit

TIRANË– Partia Demokratike i kërkon kryeministrit Edi Rama të dorëzojë mandatin pasi ka shkelur ligjin për dekriminalizimin. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reaguar një ditë pasi kryeministri Edi Rama rrëfeu për mediet italiane se ishte arrestuar në Itali. Në një status në rrjetet sociale, Bylykbashi ka publikuar formularin e dekriminalizimit të firmosur nga vetë kryeministri, ku shihet se Rama ka mohuar të jetë arrestuar ndonjëherë, apo të ketë pasur probleme me ligjin. Sipas Bylykbashit, në rast mos deklarimi, ligji dikton se personi në fjalë, në këtë rast, Rama, humbet të gjitha funksionet publike. madje, Bylykbashi kujton se për të njëjtën arsye janë larguar Aqif Rakipi dhe  Gledion Rehovica.

Reagimi i Oerd Bylykbashit

Edi Rama fsheh ndalimin nga policia ne deklaraten e dekriminalizimit. Si u larguan Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica per te njejten shkelje. Ne mes te hallit qe ka zene te gjithe, kur njerezit jane mbyllur ne shtepi dhe shpesh nuk kane mundesi te sigurojne buken e femijeve, apo biznesi u eshte mbyllur, Rama deklaroi ne median italiane se vite me pare eshte arrestuar ne Bolonja sepse kishte kundershtuar nje punonjes policie. Ka nje problem te madh me kete deklarim: eshte arrestuar nga policia. Kryeministri NUK e ka deklaruar kete arrestim ne formularin e Dekriminalizimit! Ne rast mosdeklarimi ligji dikton se ai humbet te gjitha funksionet publike. Edhe si deputet edhe si kryeminister! Ligji i Dekriminalizimit i kaluar me shumice te cilesuar nuk pezullohet me akt normativ as ne kohe lufte apo pandemie.  Sa per t’ia kulluar mendimet Kryeministrit, dy deputete jane larguar nga parlamenti per kaq gje. Thjesht sepse nuk deklaruan arrestin. Edi Rama duhet te sqaroje urgjentisht nese ka genjyer per propagande se eshte arrestuar ne Bolonja pasi kundershtoi nje punonjes policie, ne te kundert institucionet duhet te nisin menjehere proceduren e parashikuar nga Ligji i Dekriminalizimit per mosdeklarim ne formularin e Dekriminalizimit te arrestimit nga policia.

Reagim i menjëhershëm ka ardhur nga kryeministri. Në një reagim në Twitter, thotë se bëhet fjalë për një sherr e jo për arrestim, dhe se e gjitha rrëfimi ka patur në fokus ilustrimin e racizmit antishqiptar gjatë viteve ’90. Kryeministri pretendon se bëhet fjalë për një sherr, ndërsa në median italiane u raportua si arrestim.

“O Zot të lutem në gjunjë t’u japësh pak vaj për kandilin e trurit, se u është fikur krejt e nuk dinë ç’nxjerrin nga terri i gojës! Unë flas me mediat italiane për racizmin antishqiptar në Itali gjatë viteve ’90, duke sjellë shembull një sherr me një polic në aeroport, po këta?! Këta flasin për formularin e dekriminalizimit ku s’paskam deklaruar ndalimin nga policia! O Zot pse nuk e pate mendjen kur i krijove këta, po i le si karabina pa mure, pa elektrik, pa ujë?! Ndërhyr Zot i madh se gjynah këta, po gjynah edhe ky popull që çfarë nuk dëgjon prej tyre!”,-shkruan Rama. 

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi në një intervistë për Gazetta Dello Sport, se vite më parë është arrestuar në Bologna pasi ka kundërshtuar një funksionar të policisë. Dosja.al e raportoi një ditë më parë faktin që kryeministri ka bërë shkelje në plotësimin e formularit të vetëdeklarimit duke mospranuar se ka qenë i arrestuar në Itali. Kryeministri arrestimin e tij duhet ta deklaronte që pas hyrjes në fuqi të ligjit, në dhjetor 2015, pasi sipas ligjit të gjithë të zgjedhurit duhet të bënin këto deklarime dhe kush kishte shkelje të ligjit humbiste mandatin.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrestimi i rames ne itali edi rama oerd bylykbashi arrestimi i rames ne itali edi rama oerd bylykbashi

Sondazh

Poll